Tanimë të gjithë e dinë që shumë grekë e kanë të vështirë të “komandohen” nga një shqipëtar. Këtë po e provon në shpinën e tij edhe tekniku i klubit më të madh helen të futbollit, ish kapiteni i kombëtares shqiptare Besnik Hasi. Që kur ka nisur punën si drejtues i formacionit bardhe kuq, ekstremizmat nacionalistë nuk po i ndahen Hasit.
Në ndeshjen miqësore ndaj Asteras Tripolis që përfundoi në barazimin 1-1 ultrasat grekë dolën me nëj banderolë "Kosova është Serbi", ku tentohej të provokohej ai. Por problemet nuk përfunduan këtu. Kur në konferencën për shtyp pas ndeshjes trajneri që ka vetëm pak javë punë u prezantua me krenari: “Jam nga Kosova e Shqipërisë”, ai u ndodh përballë një të papriture.
Një gazetar në sallë, që ka ndezur jo pak opinionin në Greqi dhe Serbi u përgjigj flakë për flakë: “Zotëri jeni gabim, Kosova është e Serbisë”.Grupimet e ultrasve të Olimpiakos kanë marrëveshje bashkëpunimi dhe ruajnë raporte miqësore me tifozët radikalë të Crvena Zvezdës dhe grupin famëkeq Delije, çka nuk do ta ndihmojë Besnik Hasin në punën e tij.Nëse kësaj i shtohen përballjet e radhës në Ligën e Kampioneve ndaj Partizanit të Beogradit me të parën në 25 korrik, si dhe ritet fetare të zakonshme që jo çdokush i pëlqen, te Olimpiakos situata bëhet vërtet e nxehtë.Që kur emri i Hasit doli si kandidat pëe stolin e Olimpiakosit sulmet ndaj tij nuk kanë rreshtur. Disa media e kanë kritikuar klubin e madh për “verbërinë” që tregoi Besnik Hasit.
Madje, ato shkuar edhe më larg, duke qëmtuar analistë sportivë belgë belgë të gatshëm ta kryqëzojnë Hasin qoftë si një lojtar legjendar të Anderlechtit qoftë si trajner të gjigantit belg.Përgjigja e tyre ka qenë negative. Konkluzioni i tyre ka qenë se Hasi nuk ka kapacitet për të udhëhequr një klub të madh si Olympiacosi. “Edhe pse Hasi ishte futbollist legjendar i Anderlechtit, vetë tifozët e kërkuan largimin e tij nga ky klub”, u ka thënë mediave greke gazetari belg, Bob Fesen. Dhe episode të tilla janë përdorur për ta kryqëzuar trajnerin shqiptar.