Ata rrihnin, godisnin me thikë dhe kërcënonin njerëz me vdekje me armë zjarri, “brutaliteti i këtyre të dyshuarve nuk njihte kufij”, thotë një hetues.

Fjala është për një bandë shqiptaro-turke që vepronte në Vjenë dhe qytete tw tjera austriake.

Por, policia vendase ka arritur të shkatërrojë “bandën e gangsterëve”, që merreshin me grabitje, raportojnë mediat lokale.

Ata janë arrestuar në Vjenë. Tashmë, katër prej tyre janë të burgosur në Wiener Neustadt, ndërsa dy në Vienë.

Motoja e bandës ishte: “Besnik deri në vdekje”.

Tre nga anëtarët ishin vëllezër, raportojnë mediat lokale, por pa saktësuar nëse ishin turq apo shqiptarë.