PS e Durrësit bën të ditur se në zgjedhjet e 30 qershorit në bashkinë e Durrësit kanë votuar 40.684 votues nga 251.457 që janë në total.
E përkthyer në shifra, në Durrës pjesëmarrja është sipas PS-së lokale 16.18%.
Përqindja e publikuar nga PS është rreth 2% më lart sesa shifra e publikuar nga dega lokale e PD-së e cila një orë pas mbylljes së votimit deklaroi 14.4% pjesëmarrje.
Sipas kreut të PS-së Durrës, Luan Zaza, përqindja e pjesëmarrjes ka dalë nga procesverbalet e QV-ve dhe 4 KZAZ-ve të qytetit bregdetar.
DurrësLajm po publikon shifrat e servirura nga PS-ja lokale: