Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se nuk është e vërtetë se do të vizitojë kryebashkiakun Erion Veliaj në paraburgimin e Durrësit. Rama shkruan në “X” se beteja ligjore e Veliajt është beteja e tij dhe e avokatëve të tij, jo e Vetë Ramës apo e Partisë Socialiste. Ai shton se kur thotë se duhet një drejtësi që lufton korrupsionin dhe garanton standartet demokratike, e thotë këtë që beson e as i shkon mendja të bëj teatër me vizita në burgje apo të bëhet palë në procesin e drejtësisë.
“Sepse unë s’jam këneta dhe Zoti nuk më ka dënuar me zhubrazhgarravitje të surratit, duke më imponuar rolin e bufit të kënetës për të larë haqet e një jete të mbrapshtë publike! Dhe siç po e sheh në kanale e portale tërë Shqipëria unë jo SPAKUN që nuk e kontrolloj përderisa kam udhëhequr luftën për krijimin e tij si flamur pavarësie në territorin deri dje komplet të pushtuar të drejtësisë, po as nuk kontrolloj një media të vetme”, shkruan Rama.