I ftuar në “A Show” në SYRI TV me Adi Krastën, kandidati i Shtëpisë së Lirisë për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit Ardian Muka ka folur për fushatën dhe luftën e tij politike pas fitimit të primareve në degën e PD Durrës.
Muka ka theksuar se dalja si kandidat nga primaret në Degën e PD-së Durrës është kënaqësi, privilegj, një detyrë ndaj gjithë demokratëve dhe se demokratët e këtij qyteti janë të bindur që në fund do vijnë edhe do votojnë atë se çfarë foltorja përfaqëson.
Muka: Dalja si kandidat nga primaret në Degën e PD-së Durrës është kënaqësi, privilegj, një detyrë ndaj gjithë demokratëve. Gjej rastin t’i falënderoj të gjithë miqtë e mi demorkatë të cilët patën besim që në garën për bashkinë t’i udhëheq unë. Është një barrë të cilën do ta mbajmë të gjithë bashkë por nga ana tjetër është privilegj.
Krasta: Nga pikëpamja politike, konkurim dhe garë më të devijuar, më problematike dhe budallaqe se këtë herë nuk ka, pasi ti nuk po konkurron vetëm me socialistët por edhe me atë që unë e quaj PD-ja parlamentare ndërkohë që ti je përfqqësues i PD-së territoriale e njerëzve të zakonshëm. Si e bënë dhe çfarë ngjyrimi do i japë garës tëndë ky fakt që ti do i flasësh dy kundërshtarët e tu politikë që kanë një dashuri shumë të madhe këto kohë?
Muka: Nuk mund ti fshihemi këtij fakti por betejën unë dhe demokratët e Durrësit e kanë me PS-në, e kanë me kukullën e Dakos, me Ramën i cili është kryeministër dhe deputet i Durrësit. Ne jemi një kemi qënë një, kemi zhvilluar shumë gara me PS-në dhe me këtë kryeministër në Tiranë edhe në Durrës, kemi ngrënë gazin, kemi mbajtur çadrën dhe jemi tradhtuar. Demokratët e Durrësit e kanë perceptuar dhe janë të bindur që në fund do vijnë edhe do votojnë atë se çfarë foltorja përfaqëson pasi këtu janë demokratët e Durrësit.