Asnjëri prej tyre nuk do të ndalet para asgjëje për të siguruar fitoren në luftën për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie po bëjnë të pamundurën, ndërsa kanë marrë dëshmitarë të shumtë për të dëshmuar në gjyqin, që duhet mbajtur më datë 5 tetor, në gjykatën superiore të Los Angeles, por u shty për një datë tjetër.

Listat e dëshmitarëve të paraqitura në gjykatë, sipas “Dailymail” janë 21 persona që do të dëshmojnë në betejën ligjore të yjeve të filmit për gjashtë fëmijët e tyre.

Brad dhe Angie kanë marrë shumë psikologë dhe mjekë, si dhe një ekspert të dhunës në familje. Por, aktori ka marrë gjithashtu dëshmitarë ish-asistentin personal të gruas së tij, Michael Ofstedahl dhe mikun e Jolie.

Dyshja ranë në dashuri teksa luanin në filmin “Mr. & Mrs. Smith”, dhe u martuan në 2014 në Francë. Por ata u ndanë pas dy vitesh martesë.