Sot në Gjykatën e Tiranës do të mbahet seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së.

Seanca do të nisë në orën 11:00. Vendimi për kërkesën e çregjistrimit të Bashës u mor nga Këshilli Kombëtar, në korrik të vitit të kaluar.

Vendimi i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

Një grup deputetësh janë ngarkuar të ndjekin të gjitha hapat ligjor dhe statutor për zbatimin e vendimit të Këshillit, si dhe për përfaqësimin e Partisë Demokratike, në rrugë ligjore për të kundërshtuar çdo akt që bie ndesh me vendimin. Gjithashtu, Këshilli Kombëtar i PD, si organi më i lart drejtues i Partisë, i ka autorizuar deputetët që në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kërkojnë çregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr të PD Lulzim Basha nga regjistri i partive politike.