Pasi bojkotuan fillimin e viti të ri akademik, studentët e Universitetit të Mjekësisë, kanë lajmëruar që do vijojnë protestat kundër vendimit të qeverisë, që u kërkon të punojnë deri në 5 vjet në Shqipëri në përfundim të studimeve, para se të marrin diplomën.
Studentet paralajmërojnë se do të mblidhen ditën e hënë më datë 9 tetor, në orën 9:00, tek “Godina e Kuqe”, për të bojkotuar dhe protestuar sërish.
Ata kërkojnë dialog për të shmangur pengesat që u sjell marrëveshja e kërkuar nga universiteti, sipas të cilës, ata do ta tërheqin diplomën e studimeve pas një punësimi disavjeçar në sistemin shëndetësor shqiptar.