Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar betimin e Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese pranë një notereje, pasi presidenti Ilir Meta refuzoi që ta pranonte në ceremoni.
Manjani shkruan në Facebook se sot themeluesi i Gjykatës Kushtetuese në Austri e Gjermani Hans Kelsen po rrotullohet në varr nga sikleti.
“Hans Kelsen, ideator dhe themelues i Gjykatës Kushtetuese në Austri e Gjermani, rrotullohet aty në varr nga sikleti që gjykatësit kushtetues betohen te noteri”.





