10 prokurorët e rinj nga nesër do  të jenë në të gjithë vendin për të nisur detyrën dhe vazhduar hetimet e lëna në mes nga të shkarkuarit prej Vettingut.

Pak para nisjes së ceremonisë së betimit prokurorët u takuan edhe me ambasadorin Luigi Soreca, i cili i uroi në shqip duke i thënë se ata janë e ardhmja dhe do të zbatojnë reformën në drejtësi.

Të pranishëm në ceremoninë e betimit ishin drejtues të prokurorive në vend si dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK Arben Kraja. Në ceremoni po ashtu nuk mungoi as fëmija i vogël i Aurora Hajros, prokurores e cila do të shërbejë në Sarandë.

Kjo ceremoni u zhvillua në hollin e një hoteli privat në Tiranë edhe pse prej kohësh Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka në dispozicion ambiente si dhe është inauguruar më herët “Poli i Drejtësisë” që për habi nuk përdoret.