14 maj 2015 – Sot janë betuar tetë deputetët e rinj në Kuvendin e Shqipërisë. Ata marrin mandatet e lëna nga garimi i deputetëve në zgjedhjet lokale të 21 qershorit për t’u zgjedhur kryebashkiakë. Nga deputetët e rinj, katër prej tyre janë nga radhët e Partisë Demokratike, tre nga Partia Socialiste dhe një nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Deputetët e rinj nga maxhoranca:
Shkëlqim Troplini (PS)
Bujar Çela (PS)
Antoneta Dhima (PS)
Edlira Çekrezi (LSI)
Deputetët e rinj nga opozita:
Arbjola Halimi (PD)
Irma Kopliku (PD)
Asllan Dogjani (PD)
Mimoza Hajdarmataj (PD)
Ata morën mandatet e lëna nga Armando Subashi, Miranda Rira, Majlinda Bufi dhe Artur Bushi nga maxhoranca, ndërsa nga opozita Ardian Turku, Besnik Dushaj, Voltana Ademi dhe Halim Kosova.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/