Pas Elsa Toskës, e cila u betua e para tek Presidenti Ilir Meta, vijuan betimin Fiona Papajorgji dhe më pas Marsida Xhaferllari. Kjo e fundit është plotësimi i vakancës së dytë të Presidentit që zëvendëson ish-gjyqtaren, Altina Xhoxhaj.
Betimet kishin nga gjysmë ore diferencë. E fundit u mbyll në 20:00.
Elsa Toska së bashku me Fiona Papajorgjin u zgjodhën nga Kuvendi, ndërsa Marsida Xhaferllari është dekretuar nga Presidenti si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkohë që për Arta Vorpsin, kandidatja e cila ishte e para në listën për vakancën e shpallur nga Kreu i Shtetit, dhe që sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, është shpallur automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese, është publikuar në media një dokument i noterizuar ku shkruhet se ajo është betuar me dorën në Kushtetutë për të mos shkelur Kushtetutën





