Pas një misioni sekret për të fshehur cigaret e banorëve në shtëpi, që Erjola kishte bashkë me Julin, ka bërë që ky i fundit të përfshihet në një zënkë me aktorin Romeo Veshaj.
Ndërsa banorët kishin nisur të gjenin dy të përfshirët në këtë mision, Romeo ka dyshuar tek Juli, i cili ndryshe nga herët e tjera nuk ishte betuar për familjen, po për Zotin, se nuk ishte ai që kishte fshehur cigaret
“Të të vijë zor se është natë e shenjtë. Sot është Natë Kadri”, është shprehur Romeo, ndërsa Juli është përgjigjur duke i thënë: “Është misioni, çfarë ti bëj misionit? Zoti më faltë, por duhet ta bëja.”
Pjesë nga debati:
Romeo: Ik ore betohesh në Zot për një lojë.
Juli: Përdore, përdore.
Romeo: Më e drejtë ajo tjetra, nuk u betua fare. Të të vijë zor. Të të vijë zor se është natë e shenjtë. Sot është Natë Kadri. Është lugat.
Juli: Është misioni, çfarë ti bëj misionit? Ik falu ik. Që kur ka ikur Lisi nuk je falur një herë. Je hipokrit me besimin ti.
Romeo: Në lojë nuk betohem në Zot unë ore. Mos më trego mua respektin në Zot. Të të vijë zor nga vetja, gjithë ai burrë.
Juli: Zoti më faltë, por duhet ta bëja.
Romeo: Ik se nuk e shikoj dot me sy.
Erjola: Mjaft se ishte mision.