Mark Carney është betuar si kryeministër i Kanadasë pas dorëheqjes së Justin Truedeua pas gati një dekade në pushtet.

Carney është një ish-guvernator i Bankës së Kanadasë dhe Bankës së Anglisë, i cili u zgjodh me 9 Mars lider i Partisë Liberale.

Gjatë karrierës së tij prej dekadash në financë, Carney drejtoi qeveritë përmes krizave të mëdha globale dhe periudhave të trazirave, përvojë që ai shpreson që do ta përdorë gjatë qeverisjes së tij.

Trudeua dha dorëheqjen me 9 Janar të këtij viti pas disa muajsh problemesh të brendshme. Rënia e kushteve ekonomike bën që mbështetja e tij të binte.

Po ashtu ai ishte në presion nga vet partia e tij, e cila humbi besimin tek ai. Trudeau megjithatë vendosi të qëndrojë në pushtet derisa të emërohet pasardhësi i tij.