Giorgia Meloni është bërë kryeministrja e parë grua e Italisë duke formuar një qeveri të koalicionit të krahut të djathtë. Meloni u betua ditën e sotme para presidentit bashkë me 24 ministrat.

Të dielën, në ora 12.00, do të zhvillohet mbledhja e parë e qeverisë Meloni dhe më 24 e 25 tetor, qeveria do të kërkojë votëbesimin në dy dhomat e Parlamentit italian.

26 ministra, 10 të zgjedhur nga Partia Fratelli D’Italia, 5 nga Forza Italia, 5 nga Partia “Lidhja” e 6 ministra teknikë është përbërja e ekzekutivit të drejtuar nga Giorgia Meloni, së bashku me dy zëvendëskryeministra, Matteo Salvini, njëherësh dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Antonio Tajani, koordinator i Forza Italia dhe Ministër i Jashtëm.