SHBA, 18 shkurt 2013– Beyonce dhe Jay-Z duket se janë të interesuar të blejnë fermën “Neverland”, ish-pronën e famshme të mbretit të muzikës pop, Michael Jackson, që vlerësohet 18.7 milionë dollarë.

Këngëtarja dhe reperi kanë shijuar një xhiro brenda fermës që gjendet në Santa Barbara, Kaliforni, të shoqëruar nga pronari aktual i saj Thomas Barack Jr, raporton gazeta The Sun.

Ferma ishte shtëpi e këngëtarit të ndjerë nga viti 1988 deri në vitin 2005. Beyonce dhe Jay-Z dhe vajza e tyre Blue Ivy kalojnë shumicën e kohës në vendlindjen e reperit, New York.