Quhet “On the Run II” turneu i çiftit të famshëm Jay-Z dhe Beyonce, që do të sjellë kaq afër nesh një nga çiftet më të suksesshëm të showbiz-it botëror.
Llogaria në “Instagram” e Beyonce-s e ka bërë zyrtar lajmin: këngëtarja amerikane dhe bashkëshorti i tij do i rikthehen skenës bashkë dhe në Itali do të performojnë bashkë për herë të parë, raporton “tgcom.it”.
Turneu i ri botëror, “On The Run II”, parashikon një sërë takimesh live, ku përfshihen dy etapa italiane: 6 korrik në stadiumin “San Siro” në Milano dhe më 8 korrik në stadiumin “Olimpico” në Romë.
Turneu i ri është i dyti për çiftin më të dashur në botën e muzikës.
Në 2014-n, dy artistët ishin protagonistë të “On The Run Tour”, me 20 koncerte në mbarë Amerikën, plus dy data në Europë, në Paris.
Për Jay-Z është performanca e parë para publikut italian, ndërsa Beyonce rikthehet pas dy vjetësh, pasi ka performuar më 2016-n në San Siro.





