SHBA, 13 shkurt 2013 – Mediat gossip kanë sjellë në kujtesën e lexuesve të tyre këngën e njohur të Beyonce “If I were a boy” (Nëse do të isha djalë), kur këngëtarja është shfaqur në premierën e filmit dokumentar mbi jetën e saj.

Megjithëse Beyonce dukej rrëzëllitëse ndërsa mbante veshur një fustan të gjatë në ngjyrë të argjentë, fotografët kanë mundur të kapin një detaj të pakuruar të saj, pikërisht sqetullat.

Në fotot nga afër duket se Beyonce nuk është treguar shumë e vëmendshme për të pastruar qimet në to, e kjo nuk kishte si t’i shpëtonte shkrepjeve të fotografëve.