Edhe Beyonce i është bashkuar listës së gjatë të personazheve të famshëm, mes të cilëve, Rihanna, Jessica Alba dhe të tjerave që kanë vënë në dispozicion një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së saj, në ndihmë të personave në nevojë dhe viktimave të pandemisë.
Ylli i pop-it ka njoftuar se ka derdhur nëpërmjet fondacionit të saj bamirës “BeyGood”, 500 mijë dollarë në mbështetje të atyre që rrezikojnë dëbimin pas skadencës së moratoriumit federal.
Diva 39-vjeçare ka njoftuar për këtë iniciativë nëpërmjet web-it të saj personal, ku janë rreshtuar edhe të tjerë kontribute që fondacioni i saj ka dhënë gjatë pandemisë, përfshirë një fond Small Business Impact.





