· Këngëtarja e famshme gjithnjë e më shpesh po mendon të ndërrojë karrierë
21 korrik 2015 – Në koleksionin e Bejons Noullz-it (Beyonce Knowles) ka edhe sasi të madhe albumesh ari dhe platini, po ashtu edhe çmime të shumta muzikore. Megjithatë kohët e fundit Bejonse gjithnjë e më shumë po mendon të ndërrojë karrierë – këngëtarja shpreson të kthehet në kinema, dhe madje është e gatshme të xhirohet nudo për hir të një roli vërtet të mirë. Bejonse po kërkon të gjejë një rol interesant për veten në ndonjë film indipendent (“indie-film”), që do t’u kujtojë të gjithëve sërish se dikur Noullz-i ka qenë gjithashtu një aktore e jo e keqe.
Përvoja në kinema në Beyonce – edhe pse jo shumë njerëz e mbajnë mend këtë fakt – me të vërtetë të është e mjaftueshme, ndërkohë jo të gjitha rolet e saj ishin episodike, si roli i Kleopatrës në filmin “Goldmember” (meqë ra fjala për të, pavarësisht kohës së shkurtër në ekran, ajo mori 3 milionë dollarë). Kurse xhirimet në filmin muzikor “Dreamgirls” (nw foto) në vitin 2006, i siguruan Bejonse-s disa nominime për çmimin prestigjioz kinematografik “Golden Globe” (duke përfshirë “Aktorja më të mirë” / Best Actress dhe “Kënga më e mirë” / Best Original Song). Një vit më pas, një tjetër nominim (Best Original Song) për “Golden Globe” Bejonse e ka fituar falë filmit “Cadillac Records”.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/