19 Shtator 2014 – Kjo verë ka qenë stresante për çiftin e famshëm Beyonce Knowles dhe reperin Jay Z, nga ku përflitej se ishin shumë pranë divorcit. Pas lajmeve për një shtatzani të dytë të këngëtares, një tjetër lajm qarkullon në mediat botërore, sipas të cilit çifti është zotuar për herë të dytë për dashuri të përjetshme. Një burim për revistën “Grazia” ka zbuluar se Beyonce dhe Jay Z janë rimartuar për herë të dytë në një ceremoni private në Korsikë, pikërisht ditën e ditëlindjes së këngëtares. Sipas të njëjtit burim, çifti kishte vendosur që të shuante të gjitha thashethemet e muajve të fundit, e një martesë e dytë ishte mjaftueshëm për t’i thënë të gjithëve se janë më të dashuruar se kurrë. Në ceremoni kanë qenë të ftuar vetëm njerëzit më të afërt të çiftit, nëna e këngëtares, vajza e tyre Blue Ivy, si dhe një grup i vogël miqsh. Për ta festuar më mirë këtë ngjarje, çifti ka marrë me qira një jaht luksoz që kapte shifra marramendëse.
Beyonce e Jay-Z martohen për herë të dytë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
VIDEO/ Momentet kur policia australiane neutralizon dy autorët mbi urë
Prej 3 vitesh nuk jepte kontributin për rritjen e fëmijëve, procedohet 44-vjeçari në Durrës
Imazhi spektakolar, Toka e fotografuar nga hapësira para dhe pas 53 vitesh! 10 mijë satelitë që orbitojnë dhe një rrezik
Boksieri Nelson Hysa pozon bashkë me Noizyn “të larë në gjak”





