Sipas raportimeve të fundit nga mediat e huaja bëhet me dije se këngëtarja me famë botërore, Beyoncé i ka dhënë leje Kamala Harris që ajo të përdorë këngën e saj Freedom. Sipas rrjetit amerikan, CNN, Harris tani do të mund ta përdorë këtë këngë si këngën zyrtare të fushatës së saj elektorale.
“Beyoncé, e cila njihet për udhëzime të rrepta kur bëhet fjalë për muzikën e saj, i dha shpejt miratimin e saj për fushatën e Harris kur u kërkua leje për të përdorur Freedom të hënën, pak para paraqitjes së zëvendëspresidentit”, tha një burim pranë saj për CNN.
Pas lejes, kënga u luajt në mbylljen e fjalimit të parë të Harris të hënën pasdite. Sipas CNN, nëna e Beyoncé, Tina Knowles, ka shprehur mbështetjen e saj për Kamala Harris që nga e diela.