Beyonce-s kërcënohet nga fansat. Kjo gjë ka ndodhur me komentet e një fansi në një nga fotot e publikuar nga Beyonce, në llogarinë në Instagram të mamasë së saj Tina Lawson.
“Do ta vras vajzën tënde. Kam bërë planin dhe e imagjinoj edhe aromën që gjaku mund të ketë” ka skruar një farë @aviante4291.
Ky shkrim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e përdoruesve të rrjetit social dhe për më tepër të nënës së këngëtares. E mbështetur nga shumë fansa, Tina ka denoncuar në polici llogarinë anonime. Edhe pse komenti dhe fansi është fshirë, sipas disa burimeve, FBI-ja ka rënë në gjurmët e personit.