DURRËS, 7 nëntor 2014–  Këngëtarja e famshme Beyonce ka mundur çdo konkurrente përsa i përket numrit të milionave që ka arkëturar në llogarinë e saj.

Revista amerikane “Forbes” ka publikuar listën e 10 këngëtareve më të paguara gjatë vitit 2014, e fronin e mban diva Beyonce.
Lista ka edhe disa surpriza, pasi në 10 këngëtaret më të paguara,nuk bëjnë pjesë si Maddonna, Alicia Keys, apo e shumë përfolura për videot “hot” Nicky Minaj.
Ja 10 këngëtaret më të paguara të 2014-ës:

1- Beyonce ka arkëtuar gjatë vitit plot 115.000.000 milionë dollarë.

2- E dyta në listën e këngëtarëve më të paguara është Taylor Swift, që ka arkëtuar në llogarinë e saj 64.000.000 milionë dollarë.

3- Pink – me 52 milionë dollarë

4- Rihanna- me 48 milionë dollarë

5- Katy Pery – me 40 milionë dollarë

6- Jennifer Lopez – me 37 milionë dollarë

7- Miley Cyrus – me 36 milionë dollarë

8- Celine Dion – me 36 milionë dollarë (njësoj sa Miley Cyrus)

9- Lady Gaga – me 33 milionë dollarë

10- Britney Spears – me 20 milionë dollarë