24 janar 2015 –  Këngëtarja Beyonce ka paditur linjën e veshjeve online ETSY, e cila tregton veshje me firmën “Feyonce”.

Sipas këngëtares logo e shkronjës O, është e vjedhur nga hit i saj “Single Ladies”. Mbi shkronjën O është një unazë, kjo logo është përdorur dhe në markën e produkteve. Ky fakt e ka shqetësuar këngëtaren, pasi nuk i duket e drejtë të vidhet e drejta e autorit.

Firmës “Feyonce” i është bërë me dije që të heq nga qarkullimi produktet me këtë emër të kopjuar, por ende nuk është bërë e ditur nëse Beyonce e ka fituar këtë process gjygjsorë për të drejtën e autorit. Ky mbase është një detaj me pak rëndësi për të tjerët, por sipas mediave amerikane, Beyonce është shumë e kujdesshmë për t’u kujdesur deri në detaje për markën e saj personale.