Këngëtarja amerikane, Beyonce Knowles, ka nënshkruar një kontratë me kompaninë “Pepsi” të vlefshme 50 milionë dollarë.
Krijuesja e hitit “Single Ladies” bën reklama për këtë kompani që nga viti 2002, ndërsa bashkëpunimi i ri, mes tjerash, ka të bëjë edhe me “Super Bowl 2013 Halftime Show”.
Beyonce do të performojë në këtë eveniment, sponsor i të cilit është “Pepsi”.
Kontrata është disavjeçare, ndërsa 31-vjeçarja do të jetë ambasadore e brendit. Fytyra e saj do të shfaqet në një numër të limituar të kanaçeve të Pepsit.