Beyonce është përballur me kritika së fundmi pas një reklame që realizoi për markën e bizhuterive luksoze Tiffany & Co.

Disa kritikë pretendojnë se toni i lëkurës së këngëtares është më i zbehtë duke thënë se duket si një “europiane e bardhë”.

Date Night, një reklamë e re e lëshuar nga marka bizhuteri luksoze Tiffany & Co këtë javë sheh Beyonce, Jay -Z dhe vajzën e tyre Blue Ivy të shfaqen së bashku - por disa kritikë kanë sugjeruar se lëkura e Beyonce dukej më e lehtë sesa ishte në video

Kritikët shprehen se është dëshpëruese që ylli i muzikës të “kamoflonte” tonet e saj natyrale të lëkurës.

Kjo nuk është hera e parë që diva përballet me një akuzë të tillë, pasi edhe në vitin 2008, ajo u kritikua se lëkura e saj kishte një nuancë më të lehtë në një reklamë për L’Oreal.