Teksa ndodhet në një tur botëror me bashkëshortin e saj Jay Z, "Mbretëresha Bey" është përballur me një problem teknik gjatë një koncerti në Varshavë, Poloni.

Beyonce po performonte në një skenë që është projektuar për të qëndruar pezull mbi turmën rreth 20 metra në ajër. Por skena lëvizëse është bllokuar dhe spektakli i këngëtares me famë botërore është ndalur.

Teknikët kanë reaguar shumë shpejt duke nxjerrë një shkallë dhe ndihmuan Bey që të zbriste poshtë. Me guxim 36-vjeçarja arriti që të zbriste shkallët duke u kthyer përsëri në shfaqje, ndërsa fansat brohorisnin për të.