SHBA, 3 qershor 2014 – Këngëtarja e njohur Beyonce, sipas disa mediave të huaja, që nga viti 2009 është në lidhje me Julius De Ber, i cili është truproja i tyre, ndërsa thuhet se kur Jay Z ka dashur ta largojë nga puna, ylli i pop muzikës i ka thënë: ai nuk shkon askund dhe pikë
Thuhet se Beyonce e tradhton bashkëshortin e saj Jay Z me truprojën e tyre Julians De Ber. Sipas mediave të huaja, afera e tyre zgjat që nga viti 2009. Në atë kohë është publikuar një foto e këngëtares duke dalë nga dhoma e hotelit ku ka qëndruar truproja.
Siç raportojnë mediat e huaja, Jay Z dyshon se diçka po ndodh në mes bashkëshortes dhe truprojës, madje në shkurt të këtij viti ka tentuar ta largojë nga puna, ndërsa këtë gjë nuk ia ka lejuar Beyonce, e cila i ka thënë: Ai nuk shkon askund dhe pikë.
Spekulohet që kjo është edhe një arsye më shumë për lajmet eventuale ‘ndarja 1 miliardësh’ e cila po përmendet shumë shpesh. Ndërkaq as Jay Z nuk është aq besnik. Edhe për të shpesh është shkruar se e tradhton bashkëshorten e tij, ndërsa thashethemi më i ri është se ai ka aferë me kreatoren Rachel Roj.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





