Si shumë artistë të tjerë, edhe Beyonce i është bashkuar fushatës së zgjedhjes së Presidentit të radhës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, këngëtarja ka shprehur hapur se vota e saj është për kandidatin demokrat, Joe Biden.
Ylli i muzikës e mori vëmendjen në mënyrën më të bukur të mundshme.
E veshur me Balmain nga koka tek këmbët, këngëtarja i bëri të gjithë t’i kushtonin vëmendje mesazhit të saj.





