E ftuar në një intervistë për Garage Magazine, Beyonce tregon për nënën e saj, Tina Knowles, dhe inspirtimin që ajo i ka dhënë në jetë.
Gjithashu Beyonce vjen me një këshillë për të gjitha fermart. Ajo këshillon që çdo femër të lexojë librin, ‘What Will it Take to Make a Women President?’ nga Marianne Schnall.
“Është një koleksion i eseve dhe intervistave të bëra nga gra të fuqishme dhe të mrekullueshme, duke përfshirë Maya Angelou, Gloria Steinem dhe Melissa Etheridge. Do ju inspirojnë për të qenë një lidere më e mirë”, shprehet diva e muzikës.
Beyonce ka treguar për Garage Magazine se fakti që ka mësuar të jetë një lidere e ka ndihmuar që mos të punojë më në bazë të pritshmërive të njerëzve, por të bëjë atë që ajo mendon se është e drejtë.