Këngëtarja e njohur Beyonce dhe bashkëshorti i saj reperi i njour Jay Z, së shpejti do të bëhen prindër binjakësh.

Shtatzënia duket se ka filluar ta lodhë yllin e popit.

35-vjeçarja është parë e lodhur në Los Angeles të mërkurën, teksa ishte me vajzën e saj pesë-vjeçare Blue Ivy.

Beyonce ishte veshur me këmishë të zezë dhe me pantallona të errëta, ndërsa mbante për dore vajzën e saj.