Këngëtarja me famë botërore Beyonce është përballur me një situatë të pazakontë, pasi hajdutët i kanë vjedhur sende me vlerë mbi 1 milionë dollarë. Vjedhja ka ndodhur në njësitë e magazinimit në Los Angelos.

Mediet e huaja raportojnë se magazinat e artistes janë sulmuar dy herë nga hajdutët, të cilët kanë vjedhur fustane dhe çanta të shtrenjta. Departamenti i Policisë në Los Anxhelos po heton vjedhjet, por ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Ndërkohë, Beyonce kohët e fundit u bë artistja femër më e dekoruar në historinë e ‘Grammy Awards’ pas ceremonisë së çmimeve të këtij viti në fillim të muajit. Ylli 39-vjeçar mori katër çmime: Performanca më e mirë R&B për ‘Black Parade’, Kënga më e mirë Rap dhe Performanca më e mirë Rap për ‘Savage’ me Megan Thee Stallion dhe video më të mirë muzikore për ‘Brown Skin Girl’.

Teksa mori çmimin për performancën më të mirë të R&B dhe duke thyer rekordin, ajo tha: “Jam shumë e ngazëllyer. Si artiste, besoj se është puna ime dhe të gjitha punët tona për të pasqyruar kohën, dhe ka qenë një kohë kaq e vështirë. Nuk mund ta besoj se kjo ka ndodhur, është një natë kaq magjike.”