Themeluesi i “Amazon” dhe një ndër njerëzit më të pasur në botë, Jeff Bezos ka dhuruar 100 milionë dollarë për fondacionin e ish-presidentit amerikan Barack Obama.

Bezos e dhuroi këtë shumë parash për të nderuar figurën e kongresmenit John Lewis.

Lewis ishte një hero për shoqërinë civile në vitet 1960. Ai humbi jetën vitin e kaluar.

Jeff Bezos deklaroi pas dhurimit të parave se ka kërkuar që sheshit në qendrën Presidenciale Obama t’i vihet emri John Lewis.

Miliarderi tha se e bëri këtë veprim, që të nderonte një luftëtar të lirisë që meritonte një vend special në panteonin e heronjve.