6 tetor 2014– Orë ankthi për shëndetin e pilotit të Marussias Jules Bianchi, që u përfshi në një aksident të rëndë gjatë cmimit të madh të Japonisë. 25-vjecari francez u përplas dhunshëm me vincin që po nxirrte nga pista njëvendëshen e Adrian Suttil në kthesën e 7 të pistës së Suzukës. Nga Mie General Hospital të Yokkaichit priten lajme të reja për gjendjen e Bianchi, i cili vazhdon të jetë në rrezik për jetën. Nuk do të ketë asnjë informacion të ri deri në momentin që do të jepet ok nga familja e tij, e cila është nisur menjëherë drejt Japonisë.
Gjithsesi, francezja "L’Equipe" në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne ka raportuar se piloti i Marrusias i është nënshtruar një operacioni në kokë, për të hequr hematomën në tru, megjithatë gjendja e tij paraqitet mjaft e rëndë. Për momentin nuk dihet nëse Jules ka kaluar një natë të qetë apo i është nënshtruar një operacioni të dytë. Nuk ka asnjë informacion të saktë nëse merr frymë vetë, apo nëpërmjet aparaturave. Dihet vetëm, fakti që babai I tij Nicolas Todt është nisur drejt Japonisë, sapo tajfuni Phanfone humbi intensitetin e tij.





