TIRANË- Nënkryetari i KQZ-së Denar Biba në një prononcim për mediat pas mbledhjes së KQZ-së, akuzoi kryetaren Lleshi se është shkelëse e ligjit. “Se si shkelet ligji ju të gjithë po e shikoni live”, tha Biba. 

Ai foli për një raport me fakte, prej të cilit kishin zbuluar se “Banorët e Tiranës janë regjistruar në 4 komuna të Kukësit”. 

Ai shtoi më tej se “Sot është krijuar e njëjta situatë si në kohën e Dushkut. E bëri partia në pushtet, po e bën sërish partia në pushtet”, tha ai.