TIRANE, 18 shkurt 2013– Gjatë një takimi të drejtuesve të FRD-së me banorë të Kombinatit në kryeqytet, një nga nismëtarët e kësaj force politike, Aleksandër Biberaj, ka deklaruar se në zgjedhjet e 23 qershorit, kjo parti pretendon të marrë 75 mijë vota, që përkthehet 7 deri në 8 deputetë.
Gjatë fjalës së tij, Biberaj ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Berisha se e ndau pushtetin me Lefter Xhuvelin dhe Ilir Metën. Biberaj i ka lëshuar thirrje banorëve të Kombinatit, që të bashkojnë votat për të rrëzuar atë që FRD e cilëson si stalinistin e fundit.
Për të arritur fitoren ne zgjedhjet e qershorit, Biberaj ka cituar se Fryma e Re Demokratike po punon derë me derë.