TIRANE – Nënkryetari i FRD-së, Aleksandër Biberaj, njoftoi se ka marrë një mesazh falënderimi nga presidenti amerikan Barack Obama, për pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e betimit.
Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, Biberaj shkruan: “Kam kënaqësinë që t’ju njoftoj se kam marrë një mesazh falenderimi nga Presidenti i SHBA-ve Barack Obama për pjesëmarrjen për herë të dytë në ceremoninë e marrjes së detyrës së Presidentit të SHBA-së. Presidenti Obama krahas falenderimit citon se mandati i dytë presidencial do të jetë një mandat sfidash të mëtejshme për SHBA-në dhe popullin amerikan.”
Nënkryetari i FRD-së, Aleksandër Biberaj, ishte i ftuar në ceremoninë e betimit të Presidentit amerikan, Barack Obama, në 21 janar në Washington.