24 korrik 2013 – Në rrjetin social Facebook, ka ardhur një reagim nga Aleksandër Biberaj, lidhur me zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike.Biberaj, pasi ka përcjellë urimet për Bashën për postin e ri, ndër të tjera ka kërkuar që ai të jetë i vetëdijshëm për rëndësinë dhe përgjegjësinë e detyrës së liderit të PD.
Qëndrimi i Aleksandër Biberaj në Facebook:
Të dashur miq demokratë!
Dëshiroj të uroj kryetarin e ri të Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, për zgjedhjen e tij në këtë post të rëndësishëm. Uroj që z.Basha të jetë i vetëdijshëm për rëndësinë dhe përgjegjësinë e detyrës së liderit të PD-së.Uroj që z.Basha të punojë për bashkimin e të gjithë demokratëve, duke respektuar vlerat dhe kontributin e gjithësecilit, me qëllim rikthimin e identitetit politik të PD-së si një parti e qendrës së djathtë, sipas modelit të Partive Popullore Europiane.





