Teuta kërkon të vazhdoj me serinë e fitoreve pas suksesit në sfidën kundër Kamzës në “Niko Dovana”. Bregdetarët kanë bërë mirë ne ndeshjet e para dhe nuk i tremb asnjë kundërshtar. Fillimisht fokusi është te ndeshja në Kupës e Shqipërisë kundër Turbinës në transfertë, takim ky i cili do të luhet të mërkurën prej orës 16:00.

Kupa është një obejktiv për bregdetarët, megjithatë trajneri Bledi Shkëmbi pritet t’u jap një shans lojtarëve që kanë luajtur më pak. Ditmar Bicaj flet me vlerësim për kundërshtarin, ndërsa theksoi se fillimisht fokusi është te Kupa, më pas do të mnedojnë pët ndeshjen në kampionat. 

Kupa e Shqipërisë

Në letër ëshë një ndeshje e lehtë, por ne duhet të vazhdojmë me serinë e fitoreve. Për më tepër Kupa është objektivi ynë dhe do të bëjmë çmos për të arritur te trofeu.

Rrotacioni

Është normale që t’u jept një mundësi atyre që kanë luajtur më pak, por besoj se kushdo që do të luajë do të jap më të mirën për ta siguriar kalimin e turit që në ndeshjen e parë. 

Mungesa e golave

Duhet të mësohemi të shënojmë më shumë. Rastet nuk na kanë munguar, por efikasiteti po. Pas golit me Kamzën, Latif është zhbokuar dhe tani do ta kemi më të lehtë. 

Ndeshja me Kukësin

Fillimisht jemi të fokusuar te Kupa, më pas do të mendojmë për ndeshjen me Kukësin. Sigurisht, fitorja është objektivi i vetëm. Megjithatë një ekip si ata nuk duhet të nënvlerësohet kurrë, madje në Superiore asnjë ekip nuk duhet të merret lehtë. Duhet vlerësuar maksimalisht për të marrë rezultatin që ne duam.

Pjesëmarrja në Evropë 

Duhet të luajmë si në tre ndeshjet e para dhe në këtë mënyrë do ta kemi më të lehtë për të arritur objektivat që kemi vendosur. Në futboll fati është shumë i rëndësishëm dhe shpresoj të jetë me në këtë sezon. Gjithsesi duke zhvilluar ndeshje si këto që kemi bërë deri tani besoj se do të arrihet me sukses kualifikimi në kompeticionet evropiane. Trajneri Shkëmbi e ka të gatshëm të gjithë grupin për këtë takim, ndërsa edhe Kamara, është kthyer me skuadrën dhe është ne gjendje të mirë. Afrikani nuk ishte pjesë e skuadrës për ndeshjen me Kamzën, por tani dëmtimi është hedhur pas krahëve.