Në aksin rrugor “Çermë – Luz i Vogël”, R. H., 21 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se ka përplasur me automjetin e tij një biçiklist, B. X., 52 vjeç.

Ky i fundit është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për këtë ngjarje ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 21-vjeçarit.