Presidenti rus Vladimir Putin, ka uruar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për Ditën e shtetësisë së Serbisë, duke shprehur besimin se marrëdhëniet mes dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen dhe forcohen në të gjitha aspektet.
“Urime të përzemërta me rastin e festës kombëtare – Ditës së shtetësisë së Serbisë. Marrëdhëniet midis vendeve tona bazohen në traditat shekullore të miqësisë, afërsisë kulturore dhe shpirtërore. Jam i bindur se do të vazhdojmë të forcojmë partneritetin strategjik ruso-serb në të gjitha aspektet, të zhvillojmë bashkëpunim konstruktiv në fusha të ndryshme”, tha Putin.
Një deklaratë e tillë e Putinit, vjen pas letrës së presidentit të SHBA Joe Biden drejtuar Vuçiçit. Ku i kërkonte të dënonte sulmet ruse në Ukrainë.