Paralajmërimet e dyanshme dhe apelet ishin pjesë e samitit të parë online mes dy presidentëve, atij amerikan, Joe Biden dhe presidentit kinez Xi Jinping.

Ky ishte takimi i parë i tyre ballë për ballë, megjithëse virtual, i dy presidentëve që kur Biden mori detyrën në Janar. Ata diskutuan mbi të drejtat e njeriut, çështjen e Tajvanit, Afanistanin, Korenë e Veriut pandeminë dhe deri te ndryshimet klimatike.

Biden përsëriti mbështetjen e SHBA-së për politikën “Një Kinë”, sipas së cilës ajo njeh zyrtarisht Pekinin dhe jo Taipein. Një nga pikat e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve janë edhe kërcënimet e Kinës kundër Tajvanit.

Presidenti kinez ndërkaq i ka tërhequr vëmendjen presidentit Biden se mbështetja e SHBA-së për pavarësinë e Tajvanit është “si të luash me zjarrin”.

Në vitet e fundit Pekini ka intensifikuar përpjekjet për ta izoluar Tajvanin në skenën ndërkombëtare.