Administrata e presidentit amerikan Joe Biden do të ndërtojë një pjesë të murit kufitar në Teksasin jugor. Ky vendim është marrë për të ndaluar rritjen e nivelit të imigracionit.
Muri do të jetë i gjatë rreth 32 km dhe do të ndërtohet përgjatë kufirit me Meksikën, ku zyrtarët raportojnë një numër të lartë kalimesh. Ndërtimi i një muri kufitar ishte një politikë e ish presidentit Donald Trump, por u kundërshtua ashpër nga demokratët në atë kohë.
Në vitin 2020, Biden premtoi se nuk do të ndërtonte mir në atë zonë. Administrata e tij miratoi një deklaratë menjëherë pas marrjes së detyrës që thoshte se ndërtimi i një muri përtej kufirit jugor “nuk është një zgjidhje serioze politike”.
Rritja e numrit të kalimeve të paligjshme kufitare e ka bërë çështjen një problematikë të madhe për presidentin. Sipas të dhënave e qeverisë më shumë se 245,000 kalime janë bërë këtë vit dhe shtatori pritet të jetë një muaj rekord.
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams parashikoi se kostoja e strehimit për më shumë se 100,000 të ardhurit e rinj që nga viti i kaluar do të rritet në 12 miliardë dollarë gjatë tre viteve të ardhshme.
Biden është përballur me kritika në rritje për politikat e tij të imigracionit pas një rritjeje të fundit të emigrantëve që kalojnë në SHBA. Patrulla Kufitare e SHBA-së kapi 181,059 persona përgjatë kufirit jugor në gusht, krahasuar me 132,648 në korrik, sipas të dhënave të fundit.