Një grup prej 18 ligjvënësish republikanë ka kërkuar që Presidenti Joe Biden të shkyçë llogarinë e tij të fushatës në TikTok duke theksuar shqetësimet për sigurinë kombëtare.
Reuters, duke parë letrën, nënvizon se kreu i shtetit amerikan po injoron rreziqet nga ky aplikacion, duke pyetur se si qeveria federale mund t’i paralajmërojë amerikanët për rreziqet e TikTok-ut kur presidenti e përdor atë.
Ekipi i fushatës së Bidenit krijoi një llogari në këtë aplikacion për të postuar një video të shkurtër, duke shfrytëzuar përpjekjet për të mbledhur më shumë votues të rinj. Videoja e fushatës është parë rreth 9.6 milion herë, ndërsa llogaria ka afërsisht 162,000 ndjekës.
Senatorët Marco Rubio, Rick Scott dhe Josh Hawley kërkuan që Bideni të fshijë profilin dhe të pranojë publikisht kërcënimin për sigurinë kombëtare nga TikTok. AS Shtëpia e Bardhë dhe TikTok nuk komentuan këtë letër, ndërsa kampi i Bidenit refuzoi të reagojë.
Përpjekjet në Kongres për ndalimin e aplikacionit ose për të krijuar mënyra të reja për kufizimin e tij kanë mbetur në vend, ndërsa ByteDance, kompania kineze që e zotëron, nuk e pranon akuzën se është një mjet propagandistik i Pekinit zyrtar.