Presidenti i SHBA-së Joe Biden e ka quajtur Vladimir Putinin “një bir k*rve i çmendur” gjatë një eventi për mbledhje fondesh në Kaliforni:
“Ne kemi një bir k*rve të çmendur si Putini dhe të tjerë dhe duhet gjithnjë të shqetësohemi për një luftë nukleare, por kërcënimi ekzistencial për njerëzimin është klima,” tha Biden.
Eventi u zhvillua në San Francisko dhe u ndoq nga një grup i vogël gazetarësh.
Biden më herët e ka quajtur Putinin, që urdhëroi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022, “një kasap” dhe “një kriminel lufte”. Shtetet e Bashkuara do të lajmërojnë një paketë sanksionesh të reja kundër Rusisë të premten në lidhje me vdekjen në burg të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.