Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka reaguar në lidhje me avionin e rrëzuar pranë Moskës, brenda të cilit udhëtonte dhe shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili është raportuar i vdekur.

Biden thotë se Putin është i përfshirë në vdekjen e kreut të Wagner, pasi sipas tij asgjë nuk mund të ndodh në Rusi pa qenë Putin, ai që fshihet pas saj.

“Unë nuk e di me të vërtetë se çfarë ndodhi, por nuk jam i befasuar,” u tha Biden gazetarëve në përgjigje të lajmit menjëherë pasi u informua.

Kur u pyet nëse mendonte se presidenti rus Valdimir Putin qëndron pas kësaj, presidenti u përgjigj: “Nuk ka shumë gjëra që ndodhin në Rusi që Putini nuk qëndron pas. Por nuk di mjaftueshëm për të dhënë përgjigjen e saktë.

Prigozhin mendohet të jetë në mesin e 10 personave që u vranë në aksident.

Aeroplani me tre pilotë dhe shtatë pasagjerë po fluturonte nga Moska për në Shën Petersburg, sipas zyrtarëve të cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve ruse Tass.