Presidenti i SHBA, Joe Biden e ka siguruar homologun e tij ukrainas se 60 miliardë Dollarë ndihmë ushtarake është në rrugë e sipër. Edhe pse duhet të kalojë një votim përfundimtar në Kongres, Biden i tha Zelenskyt se kishte besim se ndihma do të miratohej.
Në fillim të kësaj jave, Senati i SHBA miratoi një paketë ndihme të huaj prej 95 miliardë Dollarësh, e cila përfshin 60 miliardë Dollarë për Ukrainën pas disa muajsh mosmarrëveshje politike.
Por ajo ende përballet me një betejë të vështirë në Dhomën e Përfaqësuesve, ku anëtarët e Partisë Republikane janë të ndarë për vendimin që duhet të marrin.
Zelensky kishte bërë më parë një apel urgjent për më shumë armë për të shmangur një “situatë katastrofike” në Evropë. Presidenti ukrainas u kërkoi gjithashtu ligjvënësve amerikanë të miratojnë paketën financiare.