Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka uruar ish-presidentin Donald Trump për ditëlindjen e tij të 78-të.
Në një postim në X, Biden, 81 vjeç, ndau një video duke krahasuar arritjet e tij me veprimet dhe komentet e bëra nga Trump, 78 vjeç.
“Gëzuar ditëlindjen e 78-të, Donald. Merre si një këshillë nga një plak plakut: Mosha është vetëm një numër,” shkroi presidenti, duke bërë një referencë për moshat e të dy burrave që janë bërë një faktor kryesor për shumë votues gjatë fushatave presidenciale.
Biden u bë presidenti më i moshuar i SHBA-ve kur mori detyrën në moshën 78-vjeçare dhe mbush 82 vjeç në nëntor.
Gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në prill, ai sulmoi Trump.
“Sigurisht që mosha është një problem. Unë jam një burrë i rritur dhe po garoj kundër një gjashtë vjeçari,” tha ai. “Mosha është e vetmja gjë që kemi të përbashkët; zëvendëspresidenti im e miraton!”