Një 54-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë pasi ka rënë aksidentalisht nga bordura e katit të katërt ku ndhodhej banesa e tij.
“Më datë 18.03.2021, rreth orës 23:30, në rrugën “Grigor Heba” ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte shtetasi A. N., 54 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera dhe pyetja e dëshmitareve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga bordura e katit të katërt.”, njofton policia.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.





